Fleksibiliteti në pagesë – Sigurimi jetësor dhe kestet mujore
Përveç mundësisë së transportit falas në raste të veçanta, kompania jonë ofron edhe fleksibilitet maksimal për ata që kërkojnë një formë tjetër të pagesës. Klientët kanë mundësinë të përfitojnë nga pagesa përmes:
- Sigurimeve Jetësore: Nëse i ndjeri ka patur një sigurim jetësor, ky sigurim mund të mbulojë shpenzimet e transportit. Kjo metodë është e thjeshtë dhe e sigurt për familjet, duke ju lehtësuar procedurat financiare në një moment kur mbështetja emocionale është më e rëndësishme.
- Entet Sociale (Socialamt): Në rastet kur familja përmbush kushtet për ndihmë sociale, procesi i transportit mund të mbulohet nga entet përkatëse sociale. Kjo ndihmë siguron që çdo familje të ketë mundësinë për të nderuar të dashurit e tyre në vendlindje.
- Pagesa me Keste Mujore: Për të gjithë ata që preferojnë një metodë të lehtë dhe të përballueshme të pagesës, ne ofrojmë opsionin e pagesave me këste mujore. Duke e ndarë pagesën në këste, familjet kanë mundësi ta mbajnë nën kontroll financat e tyre pa e ndjerë rëndesën financiare menjëherë.
Atdheu Transport-Kufomash ndjekë procedura strikte për transportin e kufomave, duke u përkujdesur që çdo hap të realizohet me respektin maksimal dhe në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare. Procesi përfshin përgatitjen e trupit për transport, embalazhimin e duhur dhe dorëzimin e tij në vendin përfundimtar. Çdo hap është i monitoruar dhe i menaxhuar me kujdes për të siguruar që të dashurit të arrijn në paqe dhe dinjitet në atdhe.
Kostoja e transportit të kufomave sipas mundësive tuaja financiare
Kompania Atdheu ofrojnë një mbështetje të paçmueshme për të gjitha familjet që kalojnë nëpër situata të tilla të vështira. Opsionet fleksibile të pagesës dhe mundësia për transport kufomash falas në raste sociale, tregojnë përkushtimin tonë për t'i ndihmuar familjet të nderojnë dhe të respektojnë të dashurit e tyre në një mënyrë sa më dinjitoze.